Uleni nivelin e kolesetolit të keq me ndihmën e këtyre lëngjeve

  • A.P /
  • 28 September 2021 - 13:50
Uleni nivelin e kolesetolit të keq me ndihmën e këtyre lëngjeve

Ekzistojnë dy lloje të kolesterolit: Ai me densitet të lartë, që njihet si kolesteroli i mirë dhe ai me densitet të ulët, që njihet si kolesteroli i keq. Kolesteroli i keq shkakton ngritjen e shtypjes së gjakut, duke ju rrezikuar nga sëmundjet e zemrës, sulmet në zemër dhe pika në kokë. A e keni ditur se ekzistojnë disa pije të shëndetshme, që mund t'i konsumoni në bazë ditore, që ndihmojnë në reduktimin e kolesterolit të keq Në vijim ju sjellim disa arsye të mira pse për çdo ditë duhet të pini nga një gotë lëng domatesh

ËSHTË PËRPLOT ME VITAMINA

Lëngu i freskët i domates është burim i shkëlqyeshëm natyral për vitamina A dhe C. Me konsumimin e rregullt të lëngut, parandaloni sëmundjet që lidhen me shikim, do ta forconi sistemin imun dhe do të forconi shëndetin e dhëmbëve dhe eshtrave.

PASTRON TRUPIN PREJ HELMEVE

Trupi ynë, për fat të keq është shndërruar në deponi të helmeve dhe aditiv të ndryshëm, pasi që ushqimi që konsumojmë është përplot me to. Domatja përmban klor dhe squfur, që ndihmojnë punën e mëlçisë dhe veshkave.

STIMULON PUNËN E ZORRËVE

Miliona njerëz në botë kanë telashe me zorrët. Nëse edhe ju keni probleme me lëvizjet jo si duhet të zorrëve, lëngu i domates ju ndihmon. Kjo do të thotë se tretja do të jetë më e lehtë, dhe se nuk do të vuani nga kapsllëku.

MBRON NGA SËMUNDJET E ZEMRËS

Domatja është e pasur me vitaminën B6, kështu që lëngu i saj ndikon mirë si masë parandaluese, kur sëmundjet e zemrës janë në pyetje. Mendohet se vitamina B6 thyen aminoacidet, që dëmtojnë enët e gjakut. Pos tyre, lëngu i domates përmirëson tenin, shkatërron radikalët e lirë, parandalon kancerin dhe ndihmon të humbni në peshë. Arsyet pse duhet të pini lëngun e domates për çdo ditë Studimi, që ka zgjatur shtatë vjet, thekson se ilaçet kundër urthit dhe gastritit shtojnë rrezikun për demencë

LËNGU I ANANASIT

Është njohuri e zakonshme, që lëngu i ananasit është i mbushur me fibra, që ndihmojnë në pastrimin e kolesterolit të keq prej arterieve, kështu duke promovuar shtypjen normale të gjakut dhe duke ulur rrezikun për t'u prekur nga sëmundjet e zemrës, si dhe sulmet në zemër dhe pikën në tru. Lëngu i ananasit po ashtu është i pasur me vitamina C, i cili njihet se ndihmon në nivelin e kolesterolit të keq.

LËNGU I LIMONIT

Një burim tjetër i shkëlqyeshëm me vitamina C, që ul kolesterolin e keq është lëngu i limonit. Vitamina C në fakt është një antioksidues, që ndihmon molekulat që të dështojnë përbrenda arterieve. Për më shumë, ky antioksidues, po ashtu, promovon enë të shëndetshme të gjakut, duke i ruajtur nga dëmet, e dëmtimet e tilla ndikojnë me presion të lartë të gjakut dhe sëmundje të zemrës.

LËNGU I VISHNJAVE

Pasi që vishnjat janë të pasura me antioksidues, sidomos lëngu i vishnjave, konsumimi i këtij ilaçit natyral në bazë të rregullt ditore ul nivelin e lartë të kolesterolit. Vazhdoni dhe pini lëngun e vishnjave, në mënyrë që nivelin e kolesterolit të keq ta mbani nën kontroll, si dhe ta ulni rrezikun nga sëmundjet e zemrës, reduktoni infarktin dhe pikën në tru.

LËNGU I BORONICAVE

Sikurse edhe lëngu i vishnjave, mund të përcaktoheni edhe për lëngun e boronicave. Lëngu i boronicave është i pasur me antioskdiues, të cilët e ulin sasinë e kolesterolit të lartë. Kur të përcaktoheni që të blini një lëng të boronicave, përcaktohuni që lëngu qind për qind të jetë natyral dhe të mos ketë sheqer shtesë dhe ëmbëltues të tjerë natyralë, në mënyrë që maksimalisht të jenë të shëndetshëm për zemrën. 


(Kosova Sot Online)