“Tymi i cigares është më i dëmshëm se COVID”, flasin ekspertët

  • G.G /
  • 22 December 2021 - 11:43
“Tymi i cigares është më i dëmshëm se COVID”, flasin ekspertët

“Konferenca e Gjashtë e Reduktimit Të Riskut” nga NAPH (Shoqata Kombëtare e Shëndetit Publik) është mbledhur ditën e sotme.

Organizimi u zhvillua online dhe me prezencë dhe u udhëhoq nga kryetari i “NAPH” Adrian Hoxha. Pjesëmarrës gjithashtu ishte Clive Bates, ekspert i fushës së reduktimit të dëmit në botë.

Clive Bates e krahasoi pirjen e cigares me disa nga faktorët me rrezikshmëri më të rëndë, duke treguar dëmin e lartë që ka konsumimi i cigares.

“Problemi kryesor ka qenë dhe mbetet pirja e cigares. Vdekshmëria është tmerrësisht e lartë: çdo vit, 8 milionë njerëz në botë humbin jetën prej sëmundjeve që lidhen me cigaren. Më shumë sesa obeziteti, alkooli, aksidentet rrugore, abuzimi me drogën dhe HIV së bashku.

Mund të krahasohet me magnitudën e COVID-19, veçse ndodh çdo vit.”

Eksperti u ndal edhe tek pirja e cigares në Shqipëri, duke vënë në dukje përqindjen e lartë të burrave që pinë cigare.

“Cigarja është një problem serioz edhe në Shqipëri. 40% e burrave pinë cigare, sipas një vlerësimi të OBSH-së për 2022-shin.”

Clive Bates shpjegoi se nikotina nuk është shkaktar kryesor i sëmundjeve që lidhen me pirjen e cigares.

“Ajo çfarë i shkakton këto është tymi, katrani, grimcat e mëdha, veshtullore, të gazrave dhe lëngjeve që i përcjellim në mushkëri, që mbartin gjithashtu nikotinën. Nëse i zhdukim këto, kemi zhdukur pjesën më të madhe të sëmundjeve.”

(Kosova Sot Online)