Me kafe kundër kancerit të zorrës së trashë

  • E.K /
  • 28 December 2021 - 13:12
Me kafe kundër kancerit të zorrës së trashë

Studimet e bëra në Universitetin në Kaliforninë Jugore tregojnë se personat që kanë pirë rregullisht kafe, janë më pak të rrezikuar nga kanceri në zorrë të trashë.

Rezultatet e publikuara në revistën "Cancer Epidemiology, Biomarkers & Prevention" janë grumbulluar prej 5.145 pacientëve me kancer në zorrë të trashë dhe 4.097 të anketuar të shëndetshëm. Pasi ishin marrë parasysh ehe faktorë të tjerë të njohur të rrezikut, shkencëtarët kanë llogaritur se si personat që pinë çdo ditë 1-2 filxhanë me kafe, për 26 për qind më pak rrezikohen nga kanceri në zorrë të trashë.

(Kosova Sot Online)