Varni 'kaçikët' e pulës kështu në furrë
Kjo është metoda më e mirë e përgatitjes së kaçikëve të pulës, që ndoshta nuk e keni ditur më herët. Varni kështu kaçikët dhe darka juaj do të jetë e përsosur!
Përbërësit:
8 kaçikë pule
1 lugë gjelle sos soje
Kripë dhe piper
1 lugë gjelle lëng limoni
1 lugë çaji spec të kuq të bluar
6 patate
2 speca
2 patëllxhan të zi
1 qepë
Përgatitja:
Në një enë, përzieni mishin me sosin e sojës, kripën, piperin, lëngun e limonit dhe specin e bluar. Lërini të marinohen për një orë. Më pas, prisni të gjitha perimet dhe përzieni me vaj, kripë dhe piper.
Varni kaçikët në telin e shporetit dhe perimet lini nën ta. Gatuani të gjitha në 180 gradë C për 40-50 minuta. Ju bëfshin mirë!
(Kosova Sot Online)
