Lexoni edhe:
Vali feston/Adelina e uron: Urime ditëlindjen i bukuri im, ti që veq dritë sjell në jetën time
Një pilulë e fuqishme që mund të përdoret për çdo ditë, që përmban kemikate që i gjejmë në brokoli, shumë shpejt mund t'ju jepet pacientëve për t'i mbrojtur ata nga efektet e dëmshme të shkaktuara si pasojë e sulmit në tru. Hulumtuesit britanikë e kanë dëshmuar se një molekulë e quajtur sulforafan, që në mënyrë natyrale e perimes, e shndërron atë në një enzimë mbrojtëse në tru.
Shkencëtarët te "King's College London" kanë gjetur se enzima largon radikalet e lira që i dëmtojnë dhe vrasin qelizat e tjera në proces, të njohur si stres oksidues, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, që mund të ndërlidhet edhe me sëmundjet si sëmundjen e Alzheimer-it dhe me kancerin.
Dhe, në atë që është quajtur si zbulim shumë depërtues, ku brokoli përmes kemikatit mund të minimizojë dëmet e shkaktuara si pasojë e pikës në tru, mundet të gjejë rrugën drejt përfshirjes në një pilulë të vetme, duke larguar rrezikun nga sëmundjet, nëpërmjet përdorimit të përditshëm. Fondacioni "British Heart Foundation", që e kishte përkrahur hulumtimin, thotë se është nevojë urgjente për tretman që parandalojnë dëmtimet e shkaktuara si pasojë e sulmit në tru.
(Kosova Sot Online)