Përbërësi i fshehtë që pastron trupin prej helmeve

  • A.P /
  • 29 November 2022 - 14:40
Përbërësi i fshehtë që pastron trupin prej helmeve

Uji me limon tash e disa vjet konsiderohet si ilaç natyral dhe përdoret pothuajse për gjithçka - nga zbutja e simptomave të gripit e deri te detoksikimi i trupit. Konsumimi ndërlidhet me gjendje të ndryshme shëndetësore, përfshirë forcimin e imunitetit, përshpejtimin e metabolizmit e deri te përmirësimi i cilësisë së gjumit. Përbërësit e nevojshëm: një limon, 1/4 e gotës ujë të ftohtë, 1/3 e gotës ujë të ngrohtë.

Përgatitja:

Preni limonin në katër pjesë para se ta shtrydhni në gotën me ujë. Më i shëndetshëm është uji i ngrohtë, e temperaturën optimale do ta arrini me përzierjen e 1/3 e gotës ujë të ngrohtë dhe 1/4 e gotës ujë të ftohtë. Kur shumicën e limonit e shtrydhni në ujë, në gotë hidhni lëvoren e limonit.

Përse lëvoren e limonit?

Në lëvore ka shumë vitamina, minerale e fibra, përfshirë kalium, kalcium e vitamina C. Kur ta pini ujin me limon? Nëse e pini në mbrëmje: ndihmon në lirimin e trupit nga helme, ekuilibron vitaminat, materiet ushqyese. Nëse e pini në mëngjes:transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, përmirëson punën e sistemit të tretjes dhe lehtëson hedhjen jashtë të materieve helmuese të grumbulluara në organizëm.
(Kosova Sot Online)