Ushqimi që 'përzhit' yndyrën

  • A.P /
  • 29 November 2022 - 14:45
Ushqimi që 'përzhit' yndyrën

Ritmi i shtuar i jetës, ushqimi aspak cilësor dhe i dëmshëm, por edhe mungesa e aktiviteteve fizike mundet të ndikojnë në shtimin e yndyrës në gjak, e kjo gjendje kosniderohet të jetë si një nga sëmundjet më të shpeshta të ditëve të sodit. Nëse edhe ju jeni nga këta persona që vuani nga yndyra në gjak, kemi një recetë të thjeshtë, por shumë efektive për juve.

 

Ju nevojiten tre fik të thatë të cilat nga të gjitha anët e keni shpuar me një mjet të mprehtë e të hollë, të cilat më pas do t'i hidhni në një kavanoz të qelqit ku keni hedhur paraprakisht 2 dc uthull molle. Ky ilaç duhet të përgatitet në mbrëmje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, derisa e konsumoni herët në mëngjes. Njëherësh, këshillohet të konsumoni edhe fikun e thatë që ka qenë në uthull molle. Pjesën e mbetur të uthullës së mollës mos e hidhni, por përsëri ditën vijuese e bëni të njëjtin ilaç. 

(Kosova Sot Online)