Pluhuri i portokalltë i shëndetit: Erëza që duhet ta përdorni çdo ditë

  • E.K /
  • 10 December 2022 - 10:38
Pluhuri i portokalltë i shëndetit: Erëza që duhet ta përdorni çdo ditë

Kurkuma është burim i përqendruar i fitonutrientit kurkuminë, që është më meritori për efektet e tij të forta kundër inflamacioneve. Po ashtu, përmban edhe fibra ushqyese, vitamina B6 e kalium, që janë të shëndetshëm për zemër, por edhe hekur i cili prodhon energji, si dhe mangan, i cili largon radikalet e lira.

Falë këtyre përbërësve kurkuma ka efekt të fortë antiseptik dhe antibakterial e që moti përdoret për përmirësimin e tretjes, te infeksionet, ftohjet, bronkitisi, astma dhe plagët. Kurkumina dhe substancat aktive në kurkumë veprojnë si antioksidues të fortë dhe kështu zvogëlojnë proceset inflamatore të shkaktuara si pasojë e grumbullimit të radikaleve të ilra, të cilët e dëmtojnë shëndetin. Studimet tregojnë se kurkumina mundet ta ngadalësojë zhvillimi e sklerozës së shumëfishtë, si dhe nxit pastrimin e mëlçisë. Hulumtimet kanë treguar se kurkuma pakëson ngërçet e nyjave në mëngjes si dhe ndalon enzimat përgjegjëse për krijimin e substancave që shkaktojnë proceset inflamatore.

(Kosova Sot Online)