Trajtoni mëlçinë e yndyrshme me këto receta me artiçok

  • E.K /
  • 10 December 2022 - 16:02
Trajtoni mëlçinë e yndyrshme me këto receta me artiçok

Duke kombinuar vetitë shëruese të artiçokut me përbërësit tjerë do ta pastroni mëlçinë. Kjo shmang komplikimet në funksionimin e mëlçisë, duke shmangur mëlçinë e yndyrshme.

SUPË ME ARTIÇOK DHE SHAFRAN

Supa është shujtë pastruese që ofron shumë nutriente dhe pak kalori që mund ta konsumoni gjatë gjithë vitit. Receta në vijim është kombinim me artiçok dhe shafran. Përbërësit: • 2 artiçokë; • 1 lugë shafrani; • 2 gota ujë; • kripë deti për shije. Udhëzimet dhe konsumimi: • Zieni artiçokun dhe shafranin për 30 minuta; • Shtoni kripën e detit për shije; • Ta konsumoni gjysmë para shujtave.

ARTIÇOK I PJEKUR ME LIMON

Njerëzit që pëlqejnë artiçokun kënaqen me shijen e saj dhe kanë shumë veti kur është e pjekur në furrë apo në skarë. Nëse e mbështillni me folie alumini dhe e zieni për së paku dyzet minuta 40 minuta, mjafton të jetë gati për shëndetin e zemrës. Për t'i ofruar edhe më shumë shije pastruese për mëlçinë, kombinojeni me lëng limoni, vaj ulliri, piper të zi dhe kripë deti. Rezultati është një shujtë e shijshme.

SALLATË ME ARTIÇOK, RREPKË DHE PANXHAR

Nëse dëshironi një ilaç të ftohtë për ditët e nxehta, atëherë ju nevojitet kjo sallatë me artiçok. Kombinojeni me dy përbërës mjekësor për të parandaluar mëlçinë e yndyrshme. • Rrepka: e thartë dhe pikante, përmirëson funksionimin e mëlçisë dhe ndihmon në prodhimin e lëngjeve alkaline. Përmban edhe vitamina C. Mund t'ia konsumoni gjethet, që po ashtu kanë veti pastrimi dhe shërimi. • Panxhari: ndihmon në trajtimin e mëlçisë së yndyrshme dhe gjendjet tjera hepatite. Kjo falë faktit se ka përbërës antioksidues. Ofrojnë dobi edhe për faktin se ndihmojnë yndyrat nga oksidimi.

ÇAJ ME ROZMARINË DHE GJETHE ARTIÇOKU

Një mënyrë e thjeshtë në përdorimin e një ilaçit natyral me artiçok përfshin infuzionin me gjethet e artiçokut dhe rozmarinën. Në këtë mënyrë, zemrën e artiçokut e ruani për më vonë dhe më pas përdorni vetitë e krejt bimës. Megjithatë, duhet të jeni të vetëdijshëm se shija është paksa e hidhur. Mund ta kombinoni me rozmarinë. Falë përbërësve, ky kombinim mbron funksionet e mëlçisë. Redukton inflamacionet dhe përmirëson qarkullimin e gjakut si dhe e redukton kolesterolin.

GJETHE TË ARTIÇOKUT DHE QUMËSHT GJEMBAÇI

Nëse kërkoni një opsion për mëlçinë e yndyrshme, mund të blini një suplement specifik. Kapsula artiçoku që lehtësojnë mëlçinë e yndyrshme. Por, mund të gjeni edhe ilaçe tjera. Qumështi i gjembaçit është një tjetër ilaç natyral për sëmundjet e mëlçisë, falë vetive rigjallëruese që përmban.

(Kosova Sot Online)