Mushmolla po kthehet në modë

  • A.P /
  • 11 December 2022 - 09:49
Mushmolla po kthehet në modë

Mushmolla me plot të drejtë po kthehet në menynë e përditshme shkaku i përbërësve të saj shërues. Mushmolla është pemë e fortë kundër infeksioneve që ndikon mirë në gjithë organizmin. Me shekuj përdoret për shërimin e problemeve me tretjen - shëron infeksionet në zorrë dhe lukth, eliminon fryrjet. Shkaku i efektit të saj kundër baktereve dhe kundër viruseve, ndihmon te bajamet e infektuara dhe lehtëson organet e frymëmarrjes. Është e pasur me përbërës shërues dhe ushqimor.

Posedon proteina, karbohidrate, taninë, pektinë, acide organike. Po ashtu, është e pasur me vitamina C dhe vitaminat e grupit B. Është burim i kaliumit, kalciumit, hekurit dhe magnezit. Pektina e pranishme ndikon në uljen e kolesterolit, përmirëson punën e zorrëve, parandalon kapsllëkun dhe ndihmon në shërimin e infeksioneve të ndryshme në organizëm, transmeton gazeta "Kosova Sot Online". Fryti i gjelbër nuk është i mirë për ta konsumuar, por në formë të çajit zbut dhe shëron shumë probleme shëndetësore. Parandalon diarrenë dhe gjakderdhjen. Gjethet po ashtu janë të shëndetshme kur të mblidhen në pranverë, e sidomos janë të shëndetshme në parandalimin e gjakderdhjes dhe shërimin e mishit të dhëmbëve dhe gojën në përgjithësi.

(Kosova Sot Online)