Cila është dieta më e mirë?

  • A.P /
  • 13 December 2022 - 14:36
Cila është dieta më e mirë?

Shkencëtarët thonë se konsumimi i arrave, sojës dhe perimeve me fletë, paraqesin dietën më të mirë për zvogëlimin e rrezikut nga sëmundjet e zemrës. Dieta e quajtur Plani "Portfolio" i ngrënies përmban arra, sojë, bishtaja dhe nënkupton kombinimin e steroleve bimore, arrave, fibrave bimore dhe proteinave. Kërkuesit shkencorë nga Kanadaja kanë konstatuar se kjo dietë e zvogëlon shtypjen e gjakut, mesatarisht për 2%.

Shtypja e lartë e gjakut prekë 25% të britanikëve dhe kolesteroli i lartë ngushton enët e gjakut. Dieta në fjalë është e varfër me yndyra të ngopura, e pasur me fibra, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”,  e varfër me kripë dhe e pasur me pemë dhe perime. Gjatë ditës duhet të konsumoni 2 g sterole ose stanole që gjenden në bimë, pastaj duhet të hamë 30 g arra, 20 g fibra solubile dhe 50 g të sojës. Ky studim është botuar në revistën shkencore "Nutrition, Metabolism and Cardiovascular Disease". 


(Kosova Sot Online)