Çaji i tepërt dëmton shëndetin?

  • E.K /
  • 26 January 2023 - 09:52
Çaji i tepërt dëmton shëndetin?

Disa hulumtime tregojnë se fluori mund ta përmirësojë shëndetin e gojës, përderisa disa hulumtime të tjera pohojnë se mund të jetë i dëmshëm. Hulumtimet paraprake kanë vërtetuar se konsumimi i tepërt i fluorit mund të jetë i dëmshëm për shëndetin. Më shumë se 4 miligramë fluor në ditë mund të ndikojë në rënien e dhëmbëve, probleme me muskuj dhe dhimbje kronike.

Shkencëtarët nga Britania kanë vërtetuar se shumë lloje të çajit të zi që gjenden në treg përmbajnë rreth 75 deri 120 për qind të dozës ditore të preferuar me fluor. Nëse këtë dozë ia shtoni ushqimit të pasur me fluor, përdorimit të pastës së dhëmbëve me fluor, atëherë çaji i zi mund ta dëmtojë shëndetin tuaj në përgjithësi. Ky është një nga studimet e rralla që pohon se çaji i zi mund të ketë ndikim të dëmshëm në shëndet

(Kosova Sot Online)