Sa të shëndetshme janë qepët

  • A.P /
  • 03 February 2023 - 14:37
Sa të shëndetshme janë qepët

Shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm se lëvoret e pemëve dhe perimeve të ndryshme kanë sasi të lartë të vlerave ushqyese, janë plot me antioksidues, që mund të ndikojnë pozitivisht në shëndetin e njeriut. Shembull për këtë është qepa. Lëvoret e qepës janë përplot me kuercetinë, antioksidues shumë i fuqishëm që rregullon shtypjen e gjakut dhe parandalon sëmundjet kardiovaskulare, përfshirë edhe arteriosklerozën. Nëse një lëvore nga qepa ia shtoni shujtës së rregullt, përfshirë supës apo gjellës, shujtën tuaj do ta forconi me një antioksidues të fortë, por edhe me vetitë e tjera shëruese.

 

Qepa është një nga perimet më të shëndetshme në botë dhe qëmoti njihet për vetitë e veta kundër baktereve. Qepa ndikon në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak, parandalon gjakrrjedhjen nga hunda, shkatërron qelizat e kancerit, por edhe ndihmon në forcimin e sistemit imun, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, falë sasisë së madhe me vitamina C. Për dallim nga qepa me ngjyrë më të ndritshme, ajo më ngjyrë më të errët është më e shëndetshëm, përmban më shumë kuercetinë, bioflavonoid ky që ndikon në shkatërrimin e radikalëve të lirë në organizëm. 

(Kosova Sot Online)