Bukë dhe vaj ulliri, kombinim i përsosur
Buka me vaj ulliri është zgjedhja më e mirë për kafjall. Është bazë në dietën mesdhetare në mbarë botën. Kështu, buka me vaj ulliri është ushqim i shëndetshëm, po ashtu e përmirëson gjendjen fizike dhe mendore. Ja disa nga arsyet pse duhet ta konsumoni.
NUK JU SHTON PESHË
Pos se është kombinim i shijshëm, buka me vaj ulliri ju ofron nutrientet esenciale për shëndetin e njeriut. Me një rriskë të vetme, do të furnizoheni me karbohidrate dhe vitamina B1, B2, B6 dhe B9, përfshirë edhe hekur, magnez, zink dhe kalium.
PËRMIRËSON SHËNDETIN E ZEMRËS
Yndyrat mono të ngopura dhe polio të ngopura në vajin e ullirit ndikojnë në uljen e kolesterolit të keq. Një nga vetitë më të shëndetshme të kombinimit me bukës me vaj ulliri është vitamina E. Kjo ju ndihmon ta luftoni arterosklerozën dhe rregullon shtypjen e gjakut.
NDIHMON TRETJEN DHE NDIHMON TA SHMANGNI KAPSLLËKUN
Tretja jo e mirë, gazrat, acidet e madje dhe kapsllëku mund të lehtësohen nëse konsumoni pak bukë me vaj ulliri për çdo ditë. Ky kombinim ul prodhimin e acideve në trup dhe përmirëson funksionimin e punës së zorrëve. Ky kombinim i shijshëm shihet edhe si laksativ, prandaj do të ishte mirë që të jetë shujta e parë e ditës.
(Kosova Sot Online)