Ilaç natyral për trajtim të hemorroideve

  • E.K /
  • 15 September 2023 - 09:54
Ilaç natyral për trajtim të hemorroideve

Hemorroidet paraqesin njërën ndër sëmundjet më të përhapura. Paraqiten njëjtë si te femrat ashtu edhe te meshkujt. Më së shumti paraqiten mes moshës 25 dhe 50-vjeçare. Për trajtim jua rekomandojmë ilaçin natyral për hemorroide nga përzierja e patates dhe vajit të ullirit. Përbërësit e ilaçit natyral për hemorroide: • 1 patate; • 1 lugë e vogël me vaj ulliri. Përdorimi te shërimi i hemorroideve të jashtme: Pataten e grini dhe i qitni vaj të ullirit. Pak nga patatja e përgatitur në atë mënyrë e vendosni në garzë dhe e mbështetni në anus.

Garzën e mbani tërë natën dhe në mëngjes e hiqni. Përdorimi te shërimi i hemorroideve të brendshme: Pataten e preni në rrotëza. Nga një rrotëz e bëni një shkop. Ia hiqni një pjesë në anën e majtë dhe në anën e djathtë dhe ajo që mbetet duhet të duket si një shkop. Atë e zhytni në vaj të ullirit. Pataten e përgatitur në atë mënyrë e futni në anus dhe e lini që të qëndrojë gjatë natës. Ajo do të zbutet dhe gjatë zbrazjes do të dalë jashtë.

(Kosova Sot Online)