Ilaçi çudibërës për ereksionin

  • A.P /
  • 27 September 2023 - 14:57
Ilaçi çudibërës për ereksionin

Helmi i merimangës po provohet si një xhel për fërkim për mosfunksionimin erektil.

Shkencëtarët besojnë se mund të shfrytëzojnë fuqinë e merimangës endacake braziliane për të rritur performancën e meshkujve në dhomën e gjumit, raporton The Sun.

Një pickim nga insekti vdekjeprurës mund të shkaktojë “ereksione të gjata dhe të dhimbshme”.

Rreth 72 burra do të testojnë tani një xhel të bërë nga një molekulë në helm, me rezultatet që priten në pranverë.

 

Profesorja Maria Elena De Lima, tha: “Ilaçi ende kandidat ka treguar se nuk gjeneron asnjë efekt anësor, madje edhe në doza të larta”.

Rreth 16.5 milionë meshkuj në Britani janë të prekur nga mosfunksionimi erektil, me rreth gjysma e atyre të moshës 40 deri në 70 vjeç.

Shërbimi Nacional i Shëndetësisë në MB vitin e kaluar shpenzoi 18.3 milionë funte për receta për ilaçe – përfshirë Viagra dhe Cialis – për ta trajtuar atë.

Testet mbi helmin e merimangës filluan dekada më parë, pasi shkencëtarët vunë re potencialin e saj për nxitjen e ereksionit – pavarësisht se ndonjëherë shkaktonte kalbjen e mishit të penisit.

Provat në vitin 2019 treguan se molekula përmirësoi rrjedhjen e gjakut në penis me 113% kur aplikohej si xhel.

Komponimi, i quajtur BZ371A, i ndihmoi meshkujt të arrinin ereksione brenda gjysmë ore.

Mendohet se funksionon duke rritur nivelet e oksidit nitrik, i cili hap enët e gjakut në penis – duke lejuar më shumë gjak gjatë ngritjes.

Shkencëtarët tani po përgatisin provat klinike të fazës 2 për të testuar ilaçin tek burrat që kanë bërë një operacion për heqjen e prostatës për shkak të kancerit.

Nëse janë të suksesshme, testet do të zgjerohen dhe do të kryhen në spitale përpara se prodhuesi Biozeus të kërkojë miratimin për përdorim më të gjerë.

(Kosova Sot Online)