Si ta pastrojmë organizmin nga mbajtja e ujit
Ndjenja e peshës në duar, këmbë, nyja, fryrje në stomak dhe lodhje do të thotë mbajtje e ujit në organizëm. Shkaktarët mund t'i kërkojmë në shumë gjendje, shprehi apo ushqime.
Konsumimi i tepërt i kripës, sheqerit dhe yndyrave mund të ndikojë në mbajtjen e ujit në organizëm. Po ashtu, edhe sëmundjet e veshkave, mushkërive apo artriti mund të jenë shkaktarë të mbajtjes së ujit në organizëm. Diuretikët ndihmojnë në hedhjen e ujit dhe helmeve nga organizmi perms traktit urinar.
Diuretikët natyralë janë:
- sasia e madhe e çajit të gjelbër
- një gotë lëng nga boronicat
- dy lugë uthull të mollës të përzier në një gotë ujë, ta konsumoni dy deri tre-herë në ditë - farat e anisit
- ushqimet e pasura me ujë si shalqiri dhe trangujt, që janë plot me squfur që stimulojnë punën e veshkave.
(Kosova Sot Online)
