Sa shpesh duhen zëvendësuar jastëkët?

  • E.K /
  • 18 January 2024 - 09:54
Sa shpesh duhen zëvendësuar jastëkët?

Ndoshta ju e keni një jastëk të preferuar, me të cilin duket se do të kënaqeni në gjumë. Po, jastëku juaj i preferuar mund t'ju shkaktojë akne dhe të nxitë alergji nëse është gjashtë muaj apo më shumë i vjetër, pohojnë ekspertët. E gjitha kjo ndodh shkaku i papastërtisë, vajrave, merimangave apo asaj që është ndërtuar në jastëkun e vjetër. Dr. Robert Oexman, thotë për "The Huffington Post" se njerëzit që flenë në jastëk të vjetër mund ta vendosin fytyrën e tyre në papastërti, në qeliza të vdekura të lëkurës, që mund të nxitin alergji dhe akne e puçrra.

Hulumtimi, ku kishin marrë pjesë ekspertë të ndryshëm dhe shkencëtarë, kishte të bënte me zhvillimin e produkteve më të përshtatshme për fjetje, në mënyrë që të përmirësohet cilësia dhe kualiteti i gjumit, pasi që dihet se shumë sëmundje, të shëndetit tonë në përgjithësi, pikërisht rrjedhin nga mungesa e gjumit apo pagjumësia. Po ashtu, jastëkët e papastër mund të shkaktojnë astmën dhe të nxitin reaksione tjera alergjike. Rreth 20 për qind e njerëzve që vuajnë nga alergjitë, rreth dy të tretat jetojnë në ambiente të papastra, përfshirë jastëkët dhe tepihët.

(Kosova Sot Online)