Halat e pishave kundër bronkitisit kronik dhe për imunitet

  • E.K /
  • 16 February 2024 - 10:37
Halat e pishave kundër bronkitisit kronik dhe për imunitet

Më poshtë ju sjellim disa receta të thjeshta me hala të pishave, që forcojnë sistemin imun dhe luftojnë kundër bronkitisit kronik.

ÇAJ NGA HALAT E PISHAVE PËR FORCIM TË IMUNITETIT

Ky çaj ka shije të këndshme dhe aromë, e është treguar i dobishëm edhe në largimin e rërës prej veshkave. Përgatitja e çajit: merrni majat e degës së 20 halave, i zieni në gjysmë litër uji, derisa të vlojnë. E lini çajin të qëndrojë për disa minuta. E procedoni dhe e pini 2-3 herë në ditë, të ëmbëltuar me mjaltë.

KUNDËR BRONKITISIT KRONIK

Përgatitja: Merrni 40 gr hala të reja të pishave dhe I shpëlani mirë. Më pas I përzieni me gjysmë litër ujë të vluar. I lini të vlojnë edhe për 15 minuta në zjarr të lehtë dhe e lini të mbuluar më pas për 24 orë. Më pas lëngun e kulloni dhe e përzieni me 1 kilogram mjaltë. Merrni nga një lugë të madhe pas ushqimit, 4 herë në ditë.

(Kosova Sot Online)