Pema e ëmbël që shëron stresin

  • E.K /
  • 05 April 2024 - 09:08
Pema e ëmbël që shëron stresin

Pema e quajtur Kurora e Zotërisë (lat.Passiflora edulis), ndërsa që shumica e quajnë edhe pema e pasionit. Kjo pemë me shije freskuese dhe aromë të veçantë, më së shpeshti përdoret në përgatitjen e lëngjeve. Është e përsosur edhe për sallatë me pemë dhe akullore. Theksojnë se është afrodiziak i shkëlqyeshëm, por ndihmon edhe te pagjumësia, nervozizmi dhe stresi. Për nga madhësia ngjason me kivi.

Është e pasur me vitamina C, e cila i shkatërron radikalët e lirë, si dhe ngadalëson plakjen. Në sasi të konsiderueshme përmban edhe minerale të rëndë- sishme si kalcium hekur dhe magnez. Në mënyrë që fryti të jetë sa më i ëmbël dhe sa më shërues, duhet të qëndrojë për disa ditë, në mënyrë që të shtohet përqendrimi i sheqernave natyrale. Sidomos është i shijshëm në kombinim me lëngun e limonit dhe me ujin mineral. Konsumimi i rregullt i kësaj përmes stimulon tretjen. Mjekët ua sugjerojnë personave, që vuajnë nga stresi post-trauamtik dhe çrregullimeve si pasojë e stresit. 

(Kosova Sot Online)