Vdekja që shokoj botën e Formula 1

  • 24 July 2016 - 13:40
Vdekja që shokoj botën e Formula 1

Helmeta e dëmtuar dhe me ngjyra të ndezura ende qëndron në tavolinë, kurse kostumi i pilotit qëndron i varur në kuzhinë

Ka një vit qëkur piloti i Formula 1, Jules Bianchi, ndërroi jetë pas një aksidenti të parë nga miliona njerëz në mbarë botën - një vit që i ka sjellë dhimbje të paimagjinueshme familjes Bianchi.

"Për çdo ditë, në çdo kohë i shikoj fotografitë e tij dhe qaj", thotë babai i tij, Philippe Bianchi.

Të dielën e shkuar (17 korrik) ishte përvjetori i parë kur Bianchi ndërroi jetë pas lëndimeve të rënda të pësuara në aksidentin me shpejtësi të madhe, gjatë garës për Shpërblimin e madh të Japonisë (tetor 2014). Philippe më nuk e ka shikuar atë aksident në të cilin ishte i përfshirë i biri i tij, për shkak se nuk dëshiron ta kujtoj momentin e tmerrshëm.

"Të humbasësh fëmijën nuk është normale. Për të gjithë prindërit që humbin fëmijët është vështirë", thotë ai. "Vështirë është për mua, vështirë për nënën e tij dhe për të gjithë familjen

(Kosova Sot)