Rashford heroi i Untiedit “JO”, ai është Fellaini (Foto)
Të gjithë ata të cilët e kanë përcjellur ndeshjen përmes televizionit mund ta quajnë si hero sulmuesin angleze, Rashford i cili shënoi golin e fitores për Unitedin.
Megjithatë ata që ishin të pranishëm në stadium, hero për ta u bë mesfushori belg, Mauro Fellaini.
Pas, golit të shënuar nga Rashford të gjithë lojtarët u grumbulluan afër tifozëve të “Djajve të kuq” për ta festuar golin, por aty u shkaktuan edhe shumë incidente, ku një tifoz kishte thyer edhe këmbën e tij gjatë festës.
Fellaini e pa një grua e cila ishte duke vuajtur nga tifozët të cilët tentuan për t’u futur në fushë dhe të festonin bashkë me lojtarët. Belgu ndaloi festën e tij vetëm që t’i ndihmoj gruas e cila kishte nevojë.
E, pas kësaj Fellaini është quajtur si heroi i ndeshjes, e jo sulmuesi anglez Rashford.
(Kosova Sot)