Messi me pesë asiste dhe një gol në fitoren e Inter Miamit

  • A.P /
  • 05 May 2024 - 09:38
Messi me pesë asiste dhe një gol në fitoren e Inter Miamit

Lionel Messi po vazhdon shkëlqimin në MLS të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ylli argjentinas bëri pesë asistime dhe shënoi një gol në fitoren 6:2 të Inter Miamit ndaj Neë York Red Bulls.

Të gjithë golat e vendasve erdhën në pjesën e dytë, teksa Messi nuk kishte të ndalur.

Luis Suarez shënoi hat-trik dhe kontribuoi me një asist po ashtu.

Me këtë fitore, Inter Miami shkon në 24 pikë në vendin e parë në Konferencën Lindore, tri pikë më shumë se Cincinnati që ka një ndeshje më pak të luajtur.

(Kosova Sot Online)