Guardiola largon një lojtar?
Wilfried Bony do të largohet nga Manchester City
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, nuk llogarit në shërbimet e sulmuesit, Wilfried Bony dhe është i lirë të gjejë skuadër të re para mbylljes së afatit kalimtar veror.
Sipas asaj që shkruan Goal.com, Stoke City është destinacioni i mundshëm i Bonyt.
Trajneri i Stoke, Mark Hughes, dëshiron të forcojë sulmin para mbylljes së afatit kalimtar dhe Bony është zgjidhja e parë.
Për lojtarin është duke u interesuar edhe West Ham United.
(Kosova Sot)