Zyrtare: Reali transferon Vazquez-in
Real Madrid ka arritur marrëveshje me Espanyolin për transferimin e mesfushorit Lucas Vazquez në Santiago Bernabeu.
Real Madrid ka konfirmuar transferimin e mesfushorit Lucas Vazquez nga Espanyol.
Los Blancos e kanë rikthyer atë nga periudha e huazimit tek klubi katalan.
Vazquez ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare duke u bërë përforcimi i parë i trajnerit të ri, Rafael Benitez.
“Real Madrid ka rikthyer të drejtat e Lucas Vazquez pas marrëveshjes me Espanyolin. Futbollisti është i lidhur me klubin për pesë sezonet e ardhshme”, thuhet në njoftimin e Realit.