Bayern Munich nuk paguan 50 milionë euro për Di Marian
Bayern Munich është gjithnjë e më larg Angel Di Marias.
Anësori i Manchester Unitedit duket se gjatë kësaj verë do të largohet nga “Old Traffordi” për shkak të mos performancës së mirë në sezonin e fundit me “Djajtë e Kuq”.
Ish futbollisti i Real Madridit është i lidhur me kalimin tek gjiganti gjerman, por sipas mediave gjermane, “bavarezët” janë larg argjentinasit.
Mësohet se Bayern Munich ka vendosur të mos i paguajë 50 milionë euro për Di Marian, aq sa besohet se është kartoni i tij.
Ndryshe, argjentinasi kërkohet edhe nga PSG-ja.