Casillas gati t'i thotë lamtumirë Realit

  • 07 July 2015 - 14:01
Casillas gati t'i thotë lamtumirë Realit

Finalja e dytë e humbur brenda një viti. Dy goditje të rënda që nuk mund të mos lenë shenjë edhe në karrierën e një lojtari si Lionel Messi që me Kombëtaren e Argjentinës vazhdon ta ndjekë fati i keq. Fituesi i 4 Topave të Artë që në Europë po dikton ritmin e futbollit, po shikon vetëm errësirë në tunelin e kombëtares bardhkaltër.

Finalja e Kupës së Amerikës e humbur përballe Kilit, i ka dhënë një goditje të rëndë sulmuesit që nëpërmjet një mesazhi në në Facebook u shpreh mirënnjohjen tifozëve për mbështetjen.

 “Nuk ka asgjë më të dhimbshme se sa një humbje në një finale por unë dua të falënderoj gjithë tifozët tanë që na mbështesin edhe gjatë momenteve të vështira si ky”, shkruan Messi, i cili refuzoi edhe trofeun e lojtarit më të mirë të turneut.

Një moment delikat gjatë finales së luajtur në Santiago ishte edhe sulmi fizik që iu bë familjarëve të sulmuesit në tribunën e “Estadio Monumantal”, ndërsa shtypi argjentinas nuk u kursye në kritika ndaj numrit 10 dhge shokëve të tij të skuadrës.

Momente vërtet të vështira për njeriun që pak javë më parë ngriti në qiellin e Berlinit trofeun më prestigjoz të klubeve, UEFA Champions League. Argjentina nuk ka fituar asnjë trofe që prej 22 vjeteësh dhe mesa duket, pritja do të vazhdojë gjatë për Lionel Messin dhe tifozët e një skuadre të rrethuar nga yjet.