Juventus shet tre futbollistë
Juventus është shumë pranë shitjes së mbrojtësve, Angelo Ogbonna, Mauricio Isla dhe sulmuesit Fernando Llorente.
Përveç përforcimeve, Juventus mendon edhe për shitje. Sami Khedira, Paulo Dybala e Mario Mandzukic tashmë janë konfirmuar në Torino.
Por, tani është koha e largimeve. Dhe, sipas mediave italiane, “Bianconerët” janë në negociata me West Ham Unitedin për shitjen e mbrojtësit Angelo Ogbonna.
Por, së bashku me të nga klubi pritet të largohet edhe reprezentuesi kilian Mauricio Isla, i cili kërkohet nga Sevilla.
Ndërsa, sulmuesi Fernando Llorente do t’i bashkohet Monacos, nëse klubi francez nuk vendos ta blejë Mattia Destron nga Roma.