Zyrtare: Liverpooli jep lajmin e hidhur para ndeshjes me Leicesterin (Foto)

  • 27 February 2017 - 20:20
Zyrtare: Liverpooli jep lajmin e hidhur para ndeshjes me Leicesterin (Foto)

Henderson është lënë jashtë skuadrës për ndeshjen kundër Leicester City.

Ky lajm erdhi vetëm pak minutave pas publikimit të formacioneve zyrtare për ndeshjen e sotme. Përmes llogarisë në Twitter, Liverpooli bëri të ditur se kapiteni i “Të Kuqve” ka probleme me shputën e këmbës.

“Kapiteni Jordan Henderson është lënë jashtë për ndeshjen e sotme për shkak të problemeve me shputën e këmbës”, shkruan në Twitter klubi anglez. 

(Kosova Sot)