Bale apo Isco? Përgjigjet Zidane

  • 30 May 2017 - 13:26
Bale apo Isco? Përgjigjet Zidane

Zidane ende nuk ka vendosur të startojë me Iscon apo Balen në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, e ka pranuar se do të jetë vështirë për të zgjedhë mes Iscos e Bale, teksa tha se janë lojtarë që gjithashtu mund të luajnë së bashku.

“Bale? Nuk po mendoj kush do të luaj. Jam i lumtur që ai është rikthyer me ne dhe është rikuperuar. Do të përgatisim ndeshjen gjithë së bashku”, tha Zidane.

“Isco apo Bale? Është vendim i vështirë, por gjithashtu mund të luajnë së bashku. Të gjithë lojtarët janë gati. Isco e Bale kanë pasur një vit fantastik. Debati më duket normal, sepse janë lojtarë të shkëlqyer, kjo nuk më shqetëson mua. E dimë se çfarë duam”, shtoi Zdiane.

“A meriton të luajë Isco në finale? Meriton të luajë si të gjithë tjerët. Por ka lojtarë që nuk do të jenë as në stol, kjo është më e vështira”, shtoi mes tjerash Zizu. 

(Kosova Sot)