Nuhiu shënon në barazimin kundër Celinës
Atdhe Nuhiu ka shënuar në barazimin 2:2 ndaj Ipswichit të Bersant Celinës në kuadër të Championshipit
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës dhe Sheffield Wed, Atdhe Nuhiu ka shënuar golin e barazimit 2:2 ndaj Ipswichit në minutën e 90+3.
Nuhiu është inkuadruar vetëm në minutën e 87’, por ka arritur që të jetë vendimtar në pikën e fituar të skuadrës së tij.
Në anën tjetër për Ipswich për 90 minuta luajti sulmuesi tjetër i Kosovës, Bersant Celina, i cili nuk arriti të shënonte e as asistonte.
(Kosova Sot)