Skënderbeu autobusa falas pa limit për sfidën e kthimit

  • 30 July 2015 - 15:35
Skënderbeu autobusa falas pa limit për sfidën e kthimit

Klubi i Skënderbeut kërkon ta kthejë në festë ndeshjen ekthimit me Milsamin në “ElbasanArena”, që do të zhvillohet më 5 gusht në orën 20:45. Drejtuesit e kampionëve të Shqipërisë i ftojnë të gjithë tifozët korçarë të jenë të pranishëm në impiantin e kombëtares, ku formacioni i Mirel Josës kërkon të shkruajë historinë duke siguruar pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Europa League.

Në një njoftim në faqen zyrtare në facebook ftohen të gjithë tifozët korcarë që të udhëtojnë drejt Elbasanit, paso klubi do të vërë në dispozicion të tyre autobusë pa limit, në mënyrë që kostoja e udhëtimit të mos kushtëzojë praninë e fansave të Skënderbeut në stadium./albeu/

Elbasan Arena ka një kapacitet prej 12 e 500 vendesh si dhe kushte komode, të krahasueshme me stadiumet europiane.