Giroud në Turqi?
Fenerbahce pritet t’i bëjë ofertë Arsenalit për sulmuesin e tij francez, Oliver Giroud, gjatë këtij muaji, raporton gazeta turke “Fanatik”.
Francezit, i cili lidhej me një kalim te Evertoni dhe West Hami gjatë verës, iu kanë kufizuar mundësitë për të luajtur në skuadrën e parë,.
Fenerbahce momentalisht i ka në skuadër sulmuesit Robin van Persie, Roberto Soldado dhe Vincent Janssen.
(Kosova Sot)