Zyrtare: Turan bëhet me skuadër të re
Arda Turan do të largohet nga Barcelona për të kaluar në Turqi të skuadra e Basaksehir
Trajneri i basaksehir, Abdullah Avci ka thënë se Arda Turan tashmë ka përzgjedhur skuadrën e tij dhe zyrtarizimi do të bëhet të enjten ose të premten.
“Transferimi i Turan do të zyrtarizohet të enjten ose të shtunën. Nuk ka qenë transferim i lirë, pasi ai ka qenë qellim i yni për shumë vite”, tha Avci.
Këtë e ka konfirmuar edhe agjenti i lojtarit, Ahmet Bulut.
“Arda ka arritur marrëveshje me Basaksehir dhe nuk dëshiron të dëgjojë për oferta tjera. Ai dëshiron të rikthehet në këtë qytet”.
(Kosova Sot)