Salah: E dija se do të shënoja shumë gola në Liverpool
Mohamed Salah është ylli kryesor i Liverpoolit këtë sezon, ku ka shënuar 21 gola vetëm në Premierligë
Anësori egjiptian, Mohamed Salah insiston se e ka ditur gjithnjë se do të shënojë shumë gola në Liverpool.
“Nuk dua të duke si arrogant, por gjithnjë e kam ditur se do të shënojë shumë gola”, tha Salah për FourFourTwo.
Ai po ashtu tregoi se gjithnjë ka qenë fans i Liverpoolit dhe me të parë interesimin e kësaj skuadre kishte vendosur të transferohej në Anfield.
Salah në Premierligë ka shënuar 21 gola këtë sezon, ndërsa në të gjitha garat ka 28 gola për Liverpoolin.
(Kosova Sot)