“Të shkosh në Barcelonë për t’u mbrojtur është mision vetëvrasës”

  • 21 February 2018 - 11:40
“Të shkosh në Barcelonë për t’u mbrojtur është mision vetëvrasës”

Chelseat i duhet të shënojë gol kundër Barcelonës në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve në “Camp Nou”, nëse vërtet e dëshiron kalimin në çerekfinale.

Për këtë, Cesc Fabregas i ka bërë thirrje skuadrës të vet të sulmojë dhe mos të mbrohet kundër dikur klubit të tij.

Pas një performance mbrojtëse në “Stamford Bridge”, Fabregas shpreson se Antonio Conte do të aplikojë taktika sulmuese në Katalonjë.

“Të mbrohesh 90 minuta [si mysafir në Barcelonë] është mision vetëvrasës”, ka thënë mesfushori spanjoll mbrëmë pas ndeshjes së parë, e cila u mbyll me rezultat të barabartë 1-1.

“T’i kalosh 90 minuta duke u mbrojtur, do të thotë 90 minuta shumë të gjatë, një përjetësi. Duhet të shkojmë dhe t’i sulmojmë”, ka shtuar ai. 

(Kosova Sot)