Per Mertesacker akuzohet se nuk e “respekton” Arsenalin

  • 19 March 2018 - 20:58
Per Mertesacker akuzohet se nuk e “respekton” Arsenalin

Futbollisti i Arsenalit Per Mertesacker është akuzuar se nuk e “respekton” klubin pasi që thuhet se ai ka thënë se më “parë do të ulej në publikë se të luante”

Per Mertesacker është akuzuar që nuk e “respekton”, Arsenalin, Arsene Ëengerin dhe fansat pasi që ai kishte pranuar se më para preferon të rri në publikë se të luaj në fushë.

Ish mesfushori i Liverpoolit dhe Gjermanisë, Dietmar Hamann beson se kapiteni 33 vjeçar ka folur më shumë se duhet në një intervistë që dha për gazetën gjermane “Spiegel”.

Mbrojtësi kishte ngritur vetullat dhe kishte treguar se “trupi i tij nuk mundet më” dhe kishte thënë se po shikon që të jetë “me në fund i lirë me jetën e tij”, kur ti varë këpucët në fund të sezonit.

(Kosova Sot)