Irani po mbahet mirë kundër sulmit të Spanjës

  • 20 June 2018 - 21:14
Irani po mbahet mirë kundër sulmit të Spanjës

Spanja ka sulmuar vazhdimisht Iranin gjatë pjesës së parë por pa rezultat.

“Furia e kuq” e ka dominuar pjesën e parë kundër Iranit por në fund nuk ka arritur që të nxerr rezultat pozitivë për shkak se Irani ka arritur që të mbrohet mirë.

Diego Costa dhe Silva ishin lojtarët më aktivë të Spanjës.

Se Spanja e ka dominuar këtë takim shihet edhe dominimi që pati “Furia e kuqe” gjatë pjesës së par duke pasur posedimin në masën 73 për qind kundrejt Iranit më 27 për qind.

Spanja pati më shumë goditje në drejtim të portës, dy goditje në drejtim të portës dhe 4 të tjera jashtë saj, kurse Irani kishte vetëm dy goditje të plogështa jashtë konizave të portës. 

 

 

(Kosova Sot)