Befason Sampaoli pas gabimit të Caballeros

  • 22 June 2018 - 09:15
Befason Sampaoli pas gabimit të Caballeros

Jorge Sampaoli ka mbrojtur Willy Caballeron, që u shndërrua në figurë tragjike për Argjentinën.

Ai shihet si fajtori kryesor për humbjen 3-0 nga Kroacia.Caballero do ta mbajë mend gjatë natën e së enjtes, ku Argjentina humbi 3-0 kundër Kroacisë që mund t’i kushtojë për ecurinë në Botëror.

Gjithçka filloi me gabimin amatoreskt të Caballeros në minutën e 53-të, të cilin e shfrytëzoi Ante Rebic duke shënuar gol të bukur.

Pas këtij goli, Argjentina nisi të hapej më shumë, duke bërë kështu që mbrojtja të mos funksionojë siç duhet për të pranuar edhe dy gola të tjerë deri në fund, Luka Modric 80′ dhe Ivan Rakitic 90′.

Por, pavarësisht paraqitjes zhgënjyese të Caballeros, Sampaoli nuk mendon se është e drejtë t’i hidhet i gjithë faji portierit të Chelseat.

“Më është dashur të përpiloj një plan për këtë takim. Nëse do të kisha bërë gjërat më ndryshe ndoshta kishin bërë lojë më të mirë. Nuk besoj se është reale që të fajësojmë Caballeron”, tha Sampaoli.

Ai është duke u kritikuar për vendimet që mori, duke lënë në stol lojtarë si: Biglia, Rojo, Dybala, Higuain e Di Maria.

 

(Kosova Sot)