Ky është super goli i ditës së shtune në Botëror
Koreja Jugore mund të ketë humbur ndaj Meksikës, por superylli i Tottenham Son Heung-Min ka vjedhur vëmendjen sa i përket golave të shtunën.
Në minutat shtesë të ndeshjes, Son Heung-Min shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga largësia, që megjithatë ishte i pamjaftueshëm për ta shpëtuar ekipin e tij.
Koreja Jugore u mposht 2-1 nga Meksika dhe ka mbetur pa gjasa për t’u kualifikuar tutje. Ndërkohë, Meksika e ka siguruar kualifikimin nga Grupi F.
(Kosova Sot)