Insigne zbulon sekretet e Ancelottit
Ylli i Napolit Lorenzo Insigne ka zbuluar disa nga gjërat më interesante të Ancelottit.
Carlo Ancelotti u konfirmua si trajner i Napolit para një muaji për ta zëvendësuar Maurizio Sarrin, i cili shkoi në Chelsea.
Në një intervistë nga Insigne, ai ka zbuluar disa gjëra interesante të trajnerit italian.
“Thjeshtësia e gjesteve të tij, duke bërë dush bashkë me ne, e bënë që ta përfitojë çdo moment në dhomën e zhveshjes ose në tavolinën e bisedës”.
“Ai gati i ka detyruar të rinjtë që të ulën në një karrige dhe të këndojnë, të shpërndajnë çdo gjë. Edhe presidenti është më serioz që nga koha e ardhjes së tij”.
(Kosova Sot)