Përfundon baras drama në mes të Interit dhe Zenitit
?Inter dhe Zenit kanë barazuar 3:3 në miqësoren e zhvilluar në Pisa, e cila prodhoi tre gola të jashtëzakonshëm
Ndeshje e jashtëzakonshme është zhvilluar në mes të Interit dhe Zenitit, ku secila skuadër shënoi nga tre gola.
Fillimisht Antonio Candreva shënoi një supergol në minutën e 16, por mysafirët barazuan gjithçka në minutën e 27’ me anë të Noboa.
Inter rikthej epërsinë në minutën e 50 me golin e Icardit nga pika e bardhë, për rezultatin 2:1.
Mysafirët nuk u dorëzuan dhe arritën të shënojnë dy gola të shpejtë. Në minutat 63 shënoi Robert Mak për 2:2, ndërsa Hermani shënoi për 2:3 në minutën e 73’të.
Por, sulmuesi argjentinas i transferuar gjatë kësaj vere, Lautaro Martinez shënoi për 3:3 në minutën e 75’, që ishte edhe rezultati përfundimtar i këtij takimi.
(Kosova Sot)