Ancelotti: Lojtarët e Crvena Zvezdës profesionistë të simulimeve dhe humbjes së kohës

  • 19 September 2018 - 10:55
Ancelotti: Lojtarët e Crvena Zvezdës profesionistë të simulimeve dhe humbjes së kohës

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, i ka quajtur profesionistë të simulimeve dhe humbjes së kohës futbollistët e klubit serb Crvena Zvezdës, pas barazimit pa gola në ndeshjen e tyre hapëse në Ligën e Kampionëve të martën mbrëma.

Napoli e dominoi ndeshjen me posedim të topit dhe raste, si dhe e goditi dy herë shtyllën e portierit Milan Borjan në kryeqytetin serb.

Për Napolin ishte një fillim frustërues, pasi për të dalë nga Grup C, i duhet të përballet me gjigantët evropianë, Liverpool dhe Paris Saint-Germain.

Ancelotti është i bindur, megjithatë, se ekipi i tij mund t’i kompensojë pikët e humbura në Beograd, por nuk është shprehur aspak i mahnitur me veprimet e lojtarëve të Zvezdës.

“Ka qenë e sigurt se 15 minutat e fundit do të ishin të vështirë. Ata janë profesionistë në humbjen e kohës dhe simulime. Gjithmonë i kërkojnë faullet”, tha Ancelotti.

“Por, ai nuk është problemi. Është dashur të shënonin gol më herët”, shtoi ai.


(Kosova Sot)