Ky është goli më i mirë në javën e parë të Ligës së Kampionëve

  • 21 September 2018 - 15:53
Ky është goli më i mirë në javën e parë të Ligës së Kampionëve

Pas shpalljes se lojtarit më të mirë të Ligës së Kampionëve, që ishte Lionel Messi, UEFA ka shpallur edhe golin më të mirë për këtë javë

Është goli i Mauro Icardit që e shënoi kundër Tottenham në minutën e 85’të, gol që barazoi rezultatin e kësaj ndeshje.

Pas këtij goli, Inter rikthehet në lojë duke shënuar golin e fitores me anë të Vicinos.

Inter është në grup me Barcelonën, Tottenhamin dhe PSV’në.

Fitorja kundër Tottenham është një fitore që i bën favorit Interin për ta kaluar grupin pasi që është rivali i saj direkt për vendin e dytë.

Barcelona synon që ta kalojë grupin si e para dhe është favorit për ta bërë këtë.

Image

 

 

(Kosova Sot)