Presidenti i UEFA-s flet për kombëtaren italiane

  • 15 October 2018 - 18:47
Presidenti i UEFA-s flet për kombëtaren italiane

Italia ka dështuar të kualifikohet për në botërorin RUSI2018.

Kjo ka ndodhur për herë të parë pas 58 viteve për kombëtaren azzure.

Mungesa e saj është vërejtur tek të gjithë gurmanët e futbollit botëror, derisa së fundi ka folur edhe presidenti i UEFA-s, Aleksandr Ceferin.

Ky i fundit ka thënë se të gjithë e kanë vërejtur mungesën e fituesve të katërfishtë të kampionatit botëror, por futbolli kështu e ka.

Kujtojmë që përfaqësuesja nga gadishulli Apenin u mposhtë nga Suedia në Play-Off.

Mbetet të shihet sesi do të paraqitet në kualifikimet për kampionatin evropian, kur e dijmë faktin se ka pësuar shumë ndryshime.

 

(Kosova Sot)