Neymarit po i mungon Messi, dëshiron të kthehet tek Barça

  • 18 October 2018 - 16:43
Neymarit po i mungon Messi, dëshiron të kthehet tek Barça

Sipas Mundo Deportivo, Neymar po dëshiron të kthehet në Barcelonë një vit pasi i la gjigandët katallan për PSG.

Nëse ky raport është për t’u besuar, braziliani tashmë veçse ka paraqitur kërkesën për t’u rikthyer në Barcelonë dhe se një marrëveshje e mundshme nuk është diçka që s’mund të ndodh.

Neymar e la Barcelonën në verën e vitit 2017, për një marrëveshje prej 198 milionë funtesh, duke u bërë kështu lojtari më i shtrenjtë ndonjëherë.

Mundo Deportivo thotë se Neymar është i irrituar me mungesën e konkurrencës në Ligën 1 të Francës. Përveç kësaj, plani i tij për të shpëtuar nga hija e Lionel Messit është prishur nga Kylian Mbappe.

(Kosova Sot)