Aksidentohet autobusi i Kombëtares, futbollistët udhëtojnë me taksi

  • 05 September 2015 - 12:17
Aksidentohet autobusi i Kombëtares, futbollistët udhëtojnë me taksi

Futbollistët e Kombëtares shqiptare udhëtuan në stërvitjen e sotme me taksi për shkak se autobusi që duhej t’i shoqëronte pësoi një aksident.

Autobusi që duhej t’i shoqëronte futbollistët e Kombëtares shqiptare për në stërvitjen e sotme, ka pësuar një aksident.

Andaj, ata u desh që të udhëtonin me taksi.

“Lojtarët e Kombetarës detyrohen të shkojnë me taxi në stërvitje. Autobusi që duhet t’i shoqëronte në stervitje është aksidentuar gjatë rrugës. Në autobus ka qënë i pranishëm vetëm shoferi danez”, ka bërë të ditur “Supersport”.

Shqipëria barazoi me Danimarkën 0:0 të premten, kurse të hënën ndeshet kundër Portugalisë.

11960230_801327609965164_1658729695622557886_n