Alexis Sanchez në bisedime me Real Madridin

  • 14 November 2018 - 11:12
Alexis Sanchez në bisedime me Real Madridin

Alexis Sanchezit është duke kaluar kohë shumë të keqe në Manchester United deri tani duke mos arritur ta rigjejë formën e dikurshme dhe tani raportohet se agjenti i tij është në bisedime me Real Madridin për transferimin e tij të mundshme në kryeqytetin spanjoll në janar.

Jo shumë kohë më parë, anësori kilian ishte ndër lojtarët më të mirë në botë dhe kërkohej edhe nga Manchester City i Pep Guardiolës, por në fund Manchester Unitedi i Jose Mourinhos pagoi më shumë për të dhe e siguroi transferimin e tij në janar të vitit 2018.

29-vjeçari i ka shënuar vetëm tri gola në 21 takime në Premierligë dhe një tjetër në garat tjera. Forma e tij këtë sezon ka bërë që ai ta humbasë vendin e titullarit dhe në derbin e Mançesterit në fundjavë ishte vetëm në stol.

Sipas El Chiringuitos në Spanjë edhe mediumit britanik Mirror, ish-sulmuesi i Arsenalit synon të largohet nga klubi dhe agjenti i tij ka biseduar me Real Madridin për një transferimin të mundshëm.

Duke marrë parasysh formën e tij aktuale në United dhe pagën tejet të lartë, duket e pamundur që ndonjë klub ta dëshirojë kilianin tani.

Por, Real Madridi ka mungesë sulmuesish, pasi dështoi ta zëvendësonte Cristiano Ronaldon në verë, përveç se e solli Mariano Diazin, i cili nuk ka pasur kurrfarë ndikimin në skuadër. 

 

(Kosova Sot)