Arijanet Muriqi pritet të debutojë për Kosovën, priten edhe ndryshime tjera në formacion

  • 20 November 2018 - 18:12
Arijanet Muriqi pritet të debutojë për Kosovën, priten edhe ndryshime tjera në formacion

Të paktën dy burime kanë shkruar sot se në vend të kapitenit të Ujkanit do të startojë portieri i dytë i Manchester City, Arijanet Muriqi

Paraqitja jo e mirë e portierit Samir Ujkani në Maltë, ku disa herë kishte gabuar para portës por edhe me degazhimin e topit, duket se ka bindur trajnerin e Kosovës, Bernard Challandes që mos të startojë sot me kapitenin e Kosovës.

Gazeta Olle, ka shkruar sot, duke u bazuar në burime të afërta, sipas saj brenda Kombëtares, së portieri i Manchester City, Arijanet Muriq do të startojë para kapitenit Samir Ujkani.

Për Muriqin që do të startojë sonte ka shkruar edhe faqja në tëitter, Kosovan Football, një faqe shumë e besuar që deri me tani ka qenë e saktë, po ashtu mendon se Aro Muric do të startojë nga minuta e parë.

Kosovan po ashtu ka paraparë ndryshime të tjera në formacion. Në sulm sipas tyre sot do të startojë Nuhiu dhe Avdiaj në vend të Muriqit dhe Zenelit, kurse në mbrojtje do të debutojë sot për herë të parë Mirlind Kryeziu, edhe ky një prurje e re në Kombëtaren e Kosovës. 

 

(Kosova Sot)