Milani e Interi në garë për Sensin e Sassuolos
Dy skuadrat nga Milano janë të interesuara për ta transferuar mesfushorin e Sassuolos, Stefano Sensin.
Milani është lidhur shumë në javët e fundit me 23-vjeçarin, dhe disa raporte thonë se lojtari ka pranuar ofertën e kuqezinjve.
Ndërsa edhe Interi është futur në garë, duke i prishur punë Milanit për shërbimet e mesfushorit të Sassuolos.
Milani dëshiron transferimin e lojtarit qysh në janar pasi ka mungesë në mesfushë për shkak të lëndimeve të shumta.
(Kosova Sot)